
Një ditë e veçantë për familjen e Sara Karajt. Bashkëshorti i ish-konkurrentes së Ferma VIP, Darti Malaj, feston sot ditëlindjen, ndërsa Sara ka zgjedhur ta urojë publikisht me një mesazh prekës në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në Instagram, ajo i dedikoi fjalë të mbushura me dashuri, duke e cilësuar Dartin si “djalin më të mirë në botë” dhe duke vlerësuar të gjitha rolet që ai mban në familje.
“Gëzuar ditëlindjen ‘djalit më të mirë në botë’. Fëmijës që ende sot lë gjithçka për një përqafim të prindërve. Babit që mund të jetë i lodhur nga gjithçka, por kur vjen puna te fëmijët, gjen gjithmonë energji për një lojë tjetër, një xhiro tjetër, një të qeshur tjetër. Vëllait që është aty pa kushte. Partnerit që do të përballej me gjithë botën për njeriun e zemrës”, shkroi Sara.
Në vijim të dedikimit, ajo ndalet te karakteri dhe vlerat që, sipas saj, e bëjnë të veçantë bashkëshortin.
“Në një botë ku shumë njerëz ndryshojnë me kohën, ti ke mbetur i njëjti, i vërtetë, besnik dhe me zemër të madhe. Dhe ndoshta kjo është arsyeja pse të duan kaq shumë të gjithë. Shoku im i bangës dhe i jetës, sot festojmë ty”, përfundon mesazhi i saj.
View this post on Instagram
Dedikimi është pritur me shumë komente urimi dhe reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar fjalët e sinqerta të Sarës për partnerin e saj.
Sara Karaj u bë edhe më e njohur për publikun gjatë pjesëmarrjes në sezonin e tretë të Ferma VIP, ku spikati me energjinë dhe karakterin e saj, duke arritur deri në ditët e fundit të garës.
