
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj është bërë baba për herë të dytë. Mësohet se ditën e sotme, Veliajt i është aprovuar leja e posaçme nga SPAK për të dalë nga burgu dhe për të shkuar në maternitetin Koço Glozheni, ku e shoqja Ajola Xoxa ka lindur.
Ende nuk dihet se sa kohë leje ka marrë Veliaj për të vizituar partnere dhe beben. Ndërkohë që ky është fëmija i dytë i tij, pas djalit që ka me Xoxën.
