Princi Leka ka ndarë me publikun fotografinë e parë pas lindjes së djalit të tij, Princ Aleksandrit, duke emocionuar ndjekësit me një moment të rrallë familjar.

Fotografia bardhezi, e publikuar në rrjetet sociale, tregon Blertën duke mbajtur në krahë të porsalindurin, ndërsa Princi Leka i qëndron pranë dhe i mban dorën bashkëshortes.

Krahas fotografisë, u publikua edhe njoftimi zyrtar i Oborrit Mbretëror Shqiptar, i cili konfirmon lindjen e Princ Aleksandrit dhe jep detaje mbi këtë ngjarje të rëndësishme.

Lajmi për lindjen e Princ Aleksandrit u prit me urime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa fotografia e parë e publikuar nga Princi Leka u shpërnda gjerësisht, duke shënuar një moment të rëndësishëm për familjen mbretërore shqiptare.