Hailey Bieber ka sjellë një koleksion të ri xhinsesh i frymëzuar nga vitet ’90. Koleksioni i limituar, bazohet në modelet ikonike të vitit 1996 viti kur lindi modelja.

E njohur për stilin e saj minimalist, Hailey ka rikthyer në modë elementë si xhaketat me prerje mashkullore, syzet e holla të viteve ’90, mokasinet dhe mbi të gjitha, xhinset me prerje të lirshme.

Koleksioni përfshin dy modele kryesore: "Extra Baggy", të frymëzuara nga xhinset e gjera të meshkujve të Gap në vitet ’90 DHE "90s Low-Rise Loose", me bel të ulët dhe prerje të drejtë, një siluetë që po rikthehet fuqishëm në trend.

Të dy modelet vijnë në tre nuanca: blu e çelët me frymëzim vintage, blu mesatare për përdorim të përditshëm dhe indigo e errët për një pamje më elegante. Xhinset përfshijnë gjithashtu detaje të personalizuara me numrin "1996" dhe firmën e Hailey Bieber të printuar në pjesën e brendshme të xhepave.

"Frymëzohem shumë nga moda e viteve ’90, sepse gjithçka dukej kaq spontane dhe e lehtë, sidomos mënyra se si visheshin xhinset", është shprehur Hailey.