Sardele, salmon, skumbri dhe peshq të tjerë janë të pasur me lëndë ushqyese thelbësore dhe ka mënyra të thjeshta për t’i përfshirë në dietën tuaj.

Peshku mund të jetë një burim i shkëlqyer i omega-3, proteinave dhe antioksidantëve. Ekspertët e ushqyerjes shpesh rekomandojnë ushqime të freskëta dhe të plota në vend të produkteve të përpunuara, por bëjnë një përjashtim kur bëhet fjalë për peshkun e konservuar.

“Ndryshe nga ushqimet që ofrojnë vetëm një lëndë ushqyese të izoluar, peshku është një ushqim i plotë”, thotë nutricionisti i regjistruar Colin Robertson, duke theksuar përmbajtjen e lartë të acideve yndyrore omega-3 dhe vitaminave B12 e D që gjenden te peshqit yndyrorë si sardelet, skumbri dhe açuget.

Këtu janë disa nga përfitimet shëndetësore të konsumimit të peshkut:

I pasur me lëndë ushqyese të rëndësishme

Peshku është i mbushur me shumë lëndë ushqyese që shumicës se njerëzve u mungojnë.

Mund të ulë rrezikun e atakut në zemër dhe goditjeve në tru

Ataku në zemër dhe goditjet në tru janë dy shkaqet më të zakonshme të vdekjes së parakohshme në botë. Peshku konsiderohet si një nga ushqimet më të shëndetshme për zemrën që mund të konsumojme.

Përmbajnë lëndë ushqyese që janë thelbësore gjatë zhvillimit

Acidet yndyrore omega-3 janë thelbësore për rritjen dhe zhvillimin.

Përmirëson ndjeshëm shëndetin e trurit

Funksionimi i trurit tone bie me plakjen. Shumë studime tregojnë se njerëzit që hanë më shumë peshk kanë ritme më të ngadalta të rënies mendore.

Mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e depresionit

Depresioni është një gjendje e zakonshme mendore, karakterizohet nga humori i ulët, trishtimi, pakësimi i energjisë dhe humbja e interesit për jetën dhe aktivitetet.

Një burim i mirë i vitaminës D

Vitamina D funksionon si një hormon steroid në trupin tone dhe 41.6% e popullsisë ka mungesë ose nivel të ulët te vitamines D. Peshku dhe produktet e peshkut janë ndër burimet më të mira dietike të vitaminës D. Peshqit e yndyrshëm si salmoni dhe harenga përmbajnë sasitë më të larta.