
Fundjava e 17-19 korrikut premton emocione të forta në jetën sentimentale për disa shenja të horoskopit. Sipas astreologjisë katër shenja do të jenë të favorizuara nga yjet në dashuri, flirt dhe pasion, duke përjetuar momente që mund t'u ndryshojnë fundjavën.
1. Binjakët
Një provokim i hedhur pothuajse si shaka mund të marrë një përgjigje shumë më interesante nga sa e prisnit. Karizma dhe spontaniteti juaj do të tërheqin vëmendjen e dikujt që nuk do të mbetet indiferent. Fundjava premton flirt dhe surpriza të këndshme.
2. Virgjëresha
Qetësia dhe vetëbesimi do të jenë armët tuaja më të forta të joshjes. Nuk do të keni nevojë të bëni përpjekje të mëdha për të tërhequr vëmendjen, pasi natyrshmëria juaj do t'ju bëjë edhe më tërheqës. Në dashuri, gjërat mund të ecin më lehtë nga sa mendoni.
3. Demi
Dikush që ju ka vëzhguar prej kohësh mund të gjejë më në fund guximin për t'ju bërë hapin e parë. Mos u habitni nëse merrni një ftesë apo një deklaratë të papritur. Yjet favorizojnë njohjet e reja dhe afrimet romantike.
4. Bricjapi
Një situatë që në fillim duket krejt e zakonshme mund të marrë papritur një kthesë shumë më intriguese. Kimia me një person mund të ndizet pa paralajmërim, duke e bërë fundjavën plot emocione dhe momente të paharrueshme.
