“X Factor Albania” ka mbërritur sonte, në një fazë tjetër të rëndësishme të konkurrimit, atë të Bootcamp-it dhe Vilave të Jurisë. Gjysma e konkurrentëve fitues do të kthehen në shtëpi, ndërsa pjesa tjetër drejt fazës së Vilave. Sonte, do të vendosen 31 konkurrentët e fazës tjetër të “X Factor Albania 4”.

Ndërkohë, edhe e hëna e fundit, aipas Auditel, ka regjistruar si programin më të ndjekur në fashën orare 20:00-22:00, “X Factor Albania”. Tre pjesëtarët e jurisë, të konfirmuar tashmë: Pandi Laço, Alban Skënderaj, Miriam Cani, do të mirëpresin konkurrentët në Vilat e tyre. Mbetet ende i pazbuluar anëtari i katërt i jurisë.
