X Factor Albania është gati për të ngritur siparin e edicionit të 4. Mbrëmjen e sotme nisin netët Live. Netët emocionuese që do të ngjisin në skenë të rinjtë e talentuar, më të mirët e përzgjdhur në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, për ti shndërruar në Divë e muzikës shqiptare.

Tashmë kjo  fazë i vendos ata jo vetëm përballë Jurisë por dhe mijëra spektatorëve.

Ata janë finalistët, të paktët, që ja dolën të kalojnë në disa faza përzgjedhjeje dhe të mbërrijnë në netët Live. Mes tyre , ndryshe nga vitet e mëparshme janë dhe 4 kokurentë të huaj.

Pasiguria ndjehet kudo… të vendosur para një televotimi që do të çelet në spektakël, 3 më pak të votuarit  do të eleminiminohen, si asnjëherë tjetër.

Të ngjitur në skenën e ëndërruar,  konkurentët do të luftojnë mes emocioneve dhe dëshirës për triumph.

 “Ndihem shume I lumtur qe arrita deri në Netët Live, pas shume pritjesh dhe provash erdhi or ate prekim skenen magjike”, tha Genti konkurenti nga Lezha.

Djemtë e grupit X roads shprehen se “Jemi shume te lumtur që kemi arrit deri ketu, porn a ka ardh nje lajm bomb që do të ikin tre veta, por besojmë ne veten tonë dhe do tja dalim”.

Edhe Alice nga Maqedonia i trembet eleminimit, “Normale qe kam emocione dhe pakëz frikë. Jam shume e lumtur që erdha deri këtu, shpresoj që nesër të mos iki në shtëpi”.

Për Edea Demaliaj nuk është e lehte pjesmarrja në këtë talentshoë, por ajo vendosi të jetë këtu…

“Ka qënë besoj, më e vështirë për mua se sa për pjestarët e tjerët që e kanë patur ëndrrën e tyre për të më parë këtu. Për mua ka qënë më e vështirë sepse e kasha menduar këtë experiencë mbi një qëllim tjetër, por besoj se nëse gjen forcë tek vetja dhe vendos prioritetet, mund të bësh cdo gjë”.

Zhurmë mediatike ka shkaktuar dhe paneli i jurisë së X Factor. Në krah të Pandi Lacos dhe Alban Skendërajt, këtë edicion do të ulen Miriam Cani dhe Bleona Qereti.

Miriam tregon se “Kjo është një eksperiencë e re në disa aspekte. Do të jap gjithcka që unë kam për 4 finalistët në grupin tim. Do mundohem të ndaj të gjithë eksperiencat e mia që kam mbledhur në këto vite, që të arrijnë të pasqyrohen sado pak në këto muaj”.

Ndërsa për Bleonën “Xfactor është një brand ndërkombëtarë dhe nuk mund ta lija këtë oportunitet të më shpëtonte. Shpresoj që do të kem mundesi gjatë ketyre 4 muajve të përcoj eksperiencën time që kam fituar në amerikë brezit të ri, në mënyrë që ata të mos bëjnë të njejtat gabime që kemi bërë ne 20 vite më parë”.

Për Miriamin dhe Albanin kjo do të jetë hera e parë që ndodhen në pozicione kundërshtare, pasi secili do të luftojë për kategorinë e tij…

Miriam thotë se “Në këto 8 vite lidhje që kemi, kemi mësuar mirë të ndajmë jetën private nga ajo profesionalja”. Edhe për Albanin nuk do të ndikojë fakti I qënurit cift. “Ne jemi cift, por kemi dy role të caktuara këtu, do të jemi profesionistë të pa ndikuar nga fakti që jemi të lidhur bashkë”.

E sapo mbërritur në Tiranë, pas orëve të gjata të udhëtimit, Bleona  tregon  se la pas Los Angeles dhe shumë projekte të tjera  për të qënë pjesë e Jurisë së X Factor. “Ky X factor do të jetë pa filtra, une do t`ju premtoj të gjithëve se do të jem shumë reale në të gjitha vleresimet që do të bëj dhe nuk do të mbaj absolutisht anën e askujt, por për mua do të fitojë më i miri”.

Muzika është ëndrra e tyre, dhe ata janë në prag të realizimit saj. Kanë përpara një rrugë të gjatë për të mbërritur tek suksesi, ndaj këshillat nuk mungojnë…

Sipas Miriam “Më e rëndësishmja është të shijojnë atë që bëjnë dhe të ndihen me fat që kanë arritur deri këtu”.

 Albani i këshillon të rinjtë të jenë sa më të lirshëm e ta bëjnë skenen të tyren

Ndërsa Bleona, dukeu bazuar në eksperiencën e saj thotë se “Mos u dorëzoni kurrë se ëndrrat e tua i ke në dorë t`i plotësosh vetëm ti!”

Pas suksesit të Shoët të vallëzimit Dance ëith me, Producentet artistike, regjisorja Vera Grabocka dhe prezantuesja Alketa Vejsiu për të katërtin vit vijojnë misionin e zbulimit të talenteve të reja në muzik.

Edhe këtë vit skenografia është realizuar nga Gaetano Castello, ndricimi do të kurohet  Marcello Jazzeti dhe Olsi Tufa, ndërsa koreografia do të jetë  nën kujdesin e Albi Nako,

Sot, e hënë, 23 shkurt, në orën 20:00 në Tv Klan, Ndiqni Netët Live të Të Talent Show X Factor Albania. Mos e humbisni!