"X Factor Albania 4" ka mbyllur natën e parë live të edicionit të 4-t. Një natë plot emocione, ritëm, muzikë dhe shumë argëtim. Por, siç ishte lajmëruar edhe më parë, nata e parë live e “X Factor Albania 4” ka nisur me dy të eliminuar dhe me një sfidë javën e ardhshme mes Adelës dhe Gentit. Gerald Celibashi dhe grupi “Double F” janë eliminuar me pikët më të pakta nga publiku. Dhe mes Adelës dhe Genti Dedës në show down, produksioni vendosi që javën e ardhshme të përsëritet sfida.

Konkurrentët e zgjedhur si më të mirët në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni janë ngjitur në skenë për t'i shndërruar në diva të muzikës shqiptare. Tashmë, kjo fazë do t'i vendosë ata jo vetëm përballë jurisë, por dhe mijëra spektatorëve.

Finalistët që ia dolën të kalojnë në netët e ardhshme janë:

Dilan Reka

Ylenia Iorio

Floriana Rexhepi

MAMA POP

Lediana Matoshi

Mirela Boka

Manuel Moscati

X ROADS

Igli Zarka

BRUNETTS

Alice

Edea Demaliaj

Matteo Brento

Adela Curra (në sfidë)

Genti Deda (në sfidë)