Një incident i ndodhur gjatë provave, nuk do të lejojë Arilenën të ngjitet sot në skenën e X Factor Albania, skenë e cila i bekoi rrugëtimin artistik.

Këngëtarja bukuroshe nga Shkodra ka njoftuar përmes rrjeteve sociale të gjithë fansat e saj për prezantimin e një projekti të ri muzikor këtë të hënë në natën e 4 të këtij edicioni. Në këtë mënyrë Arilena do të niste dhe kastin e të ftuarve Vip të këtij talent show.

Gjatë provave të spektaklit, ku prezantimit të Arilenës i është përgatitur një dekor madhështor, pas një kërcimi të këngëtares në përfundim të performancës së menduar, ka shkaktuar një dëmtim  në këmbë. I cili i vështirëson pjesmarrjen në mbrëmjen e sotme.  Por gjithcka do të zhvillohet në javët në vijim. I urojmë Arilenës shërim të shpejtë!