Është sërish ajo…. Ajo që nuk mund të krahasohet me asnjë, ajo që është e sulmuar nga jo pak dhe ajo që ndiqet nga të gjithë. Edhe një herë tjetër Bleona ka dominuar në mbrëmjen e katërt live të X Factor. Sharmante, elegante dhe krejtësisht origjinale, Bleona nuk e ka përmbajtur veten mbrëmjen e sotme.
.jpg)
“Ethet e kërcimit” e kanë zënë Bleonën, sapo konkurrenti i saj, Igli, ka garuar me “Fever” dhe Pandi pati rezerva për performacën e tij. Kështu, pa e bërë të gjatë, Bleona “kërcënon” Pandin duke kënduar dhe kërcyer “Fever” mbi tavolinën e jurisë. Me një energji të jashtëzakonshme, siç di të jetë vetëm ajo, Bleona i ka dhënë edhe më shumë energji kësaj nate dhe, sigurisht, edhe Pandit, i cili e donte këtë “luftë kërcimi” vetëm për vete. Një “luftë” e shpallur që në natën e parë live të spektaklit duket se do të shoqërojë edhe shumë net të tjera live të show-t, por kush nuk e pranon që show më argëtues është ai i Bleonës?

Mes sfidës së Alice dhe X Roads, konkurrentë të Albanit dhe Pandit, nata e sotme ka larguar në shtëpi X Roads. Të forta me 4 konkurrentë mbeten Bleona dhe Miriami.
