Mbrëmja e sotme e X Factor kishte të ftuar speciale fituesen e edicionit të dytë të këtij kometicioni, Arilena Ara. Për të gjithë ata që e kishin pritur dhe për të gjithë fansat që e kërkonin në rrjetet sociale, Arilena është rikthyer me një baladë të ndjerë kushtuar të atit, “Më dëgjo nga lart”.
Ndryshe nga shumë këngëtarë të tjerë, Arilena është rikthyer në skenën nga e cila nisi rrugën e muzikës, duke treguar kështu mirënjohjen ndaj të gjithë atyre që e ndihmuan në hapat e parë të karrierës artistike.
Edhe në natën e tetë live, batutat nuk munguan mes anëtarëve të jurisë. Faktori Bleona tregoi se përveç të gjitha aktiviteteve të tjera, merret edhe me pilates dhe yoga, sporte që i praktikon gjithmonë për të qenë në formë të shkëlqyer.
Por shkëlqimi iu zbeh pak nga sfida mes Alice dhe Dilanit, konkurrentit të saj, i cili megjithatë e kaloi rrezikun me votat e publikut.
