E ka ndezur edhe një herë tjetër skenën, ashtu siç di vetëm ajo. Nata e dhjetë live në X Factor ka rezervuar një surprizë, e cila s’mund të kishte emër tjetër, veçse Bleona. Ka zgjedhur pikërisht këtë mbrëmje për të publikuar këngën e saj të re, “Take You Over”, në një performancë të jashtëzakonshme dhe një publiku mjaft entuziast. Energjike, sharmane, sensuale, provokuese dhe shpërthyese, Bleona ka treguar edhe një herë tjetër se gjithçka bën është e jashtëzakonshme dhe e merituar për të qenë në majë të Globit, aty ku ajo gjithmonë ka ëndërruar të jetë...
