Gjatë spektaklit “Dance With Me”, edhe aksidendet janë të pranishme. Aktori i njohur Herion Mustafaraj, ka vrarë këmbën dhe është drejtuar menjëherë për në spitalin “Amerikan”. Partnerja Ingrit Gjoni është shqetësuar dhe i është gjendur menjëherë pranë. Gjendja e Herionit këtë herë është shumë serioze, prandaj dhe Ingriti është shprehur se kësaj radhe rrezikojnë vërtet pjesëmarrjen në spektakel. Nga ana tjetër ajo thotë se nuk do të donte kurrë të ndërronte partner. Ingriti dhe Herioni janë një nga çiftet më simpatike të DWM. Zënkat dhe debatet mes tyre janë gjithnjë të pranishme, por kuptohen dhe shkojnë shumë me njëri-tjetrin.