Në vallëzimin e mbrëmjes së sotme, nën tingujt e këngës së Michael Jackson, “Remember The Time”, Stine dhe Roza kanë shkëlqyer. Por, nëse pas kërcimit mikrofonin e mbante gjithmonë Roza, sonte ajo ia kishte lënë radhën Stines, i cili nuk e bëri publikun për vete vetëm me kërcimin e tij brag dance, në fushën e tij të sigurt – por edhe me deklaratat pas tij. Prej disa javësh që çifti simpatik kërcejnë së bashku, të dashurit respektivë kanë hequr dorë. Ndërsa Alketa e pyet çiftin pse nuk janë dukur më të dashurit e tyre, Stine ia kthen: “E dashura ime erdhi javët e para, e shtyu për pak kohë, por pastaj hoqi dorë, sepse.... shikoni sa e bukur është bërë Kleopatra sot” – thotë ai me shaka, duke iu drejtuar Rozës dhe duke lënë të kuptohet se shkak i mungesës së të dashurës është pikërisht ajo.