Një nga konkurrentët më simpatikë të edicionit të dytë të “Dance With Me”, Vesel Kurtishaj, ka ditur ta ruajë mjaft mirë jetën personale para se të bëhej pjesë fillimisht e reality show-t “Big Brother” dhe pas tij në DWM. Disa nga mediat kosovare kanë publikuar sot lajmin se djaloshi 24-vjeçar nga Prizreni, para se të konkurronte në “Big Brother”, ka qenë i fejuar me një vajzë po nga Prizreni. Duket që këtë histori të lënë pas krahave, Veseli nuk ka dashur ta bëjë publike dhe ta ndajë me të gjithë, megjithatë mediat kosovare citojnë burime të afërta, të cilat janë në dijeni të fejesës e cila më vonë u prish me dëshirën e të dy palëve.

Duket se me gjininë femërore Veseli nuk i ka mirë punët. Jo më kot ka deklaruar në një intervistë të fundit se “femrat i kanë ardhur në majë të hundës”. Natyrisht, është një periudhë kalimtare!