Ajo hapësirë që për shumë vite me radhë e kemi njohur dhe identifikuar si këndi i lojërave “7 xhuxhat”, në afërsi të Rrugës së Elbasanit, shumë shpejt do të ketë një pamje të re - një kënd modern lojërash për fëmijë dhe çlodhje për më të rriturit.

Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit për një rikonceptim të lojërave të fëmijëve. Projekti do të mundësojë që pjesa e nëndheshme të shërbejë edhe për një parking nëntokësor publik.

Sipas projektit që duket edhe në këto foto, parku i ri lojërave do të ketë hapësira dhe lojëra për të gjithë fëmijët, por do të shoqërohet edhe me lulishte dhe gjelbërim që do të krijojnë mundësi për kalimin e kohës për më të rriturit.

Falë këtij projekti do mundësohet një numër i konsiderueshëm vendesh parkimi për të gjithë banorët e zonës, por edhe për bizneset që funksionojnë në afërsi të parkut.