Me kujtohet kur po zbrisja nga trenat Asela. Mora një tren Asela nga Nju Jorku në Uashington DC dhe zbrita nga treni si gjithë të tjerët, dhe po ecja në platofrmë si gjithë të tjerët, dhe kalova krahë gjeneralit Norti Shuartz, i cili ka qenë Shefi i Kabinetit të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara; Shefi i Forcave Ajrore.

Dhe ja çfarë bëra. Pashë dikë në kostum, duke mbajtur valixhen e tij në platformë ashtu si unë dhe para disa muajsh ai po udhëtonte në një avion privat i shoqëruar dhe me njerëz të tjerë që mbanin valixhet për të, por ai nuk e kishte më atë pozicion. Kështu që, tani atij i duhet që t’i mbajë vet valixhet e tij. Dhe asgjë nuk më bëri që të mensoja më shumë se, askush prej nesh nuk i meriton përfitimet që ne marrim, por ne që të gjithë e metiojmë një gotë me çaj.

Liderët kanë vetëm një gjë. Ata kanë ndjekës. Një ndjekës është dikush që ngre dorën dhe del vullnetar që të shkojë atje ku shkoni ju. Ata ngrenë dorën dhe dalin vullnetar për të shkuar në drejtimin ku po shkoni ju. Kështu që, të drejtosh të tjerët do të thotë që, të keni një vizion të qartë të një bote që nuk ekziston ende; Të një bote që mund të ekzistojë.

Dhe duke artikuluar atë kauzë, ata vizion, dhe qëllim përsëri dhe përsëri, kjo do të frymëzojë njerëz të cilët besojnë në atë që besoni edhe ju; që duan t’a shikojnë atë botë të ndërtua; për t’u bashkuar që të vijnë me ju, për të gjetur rrugën. Për mua, në punën time, ajo që lidership do të thotë të artikulosh atë botë ku shumica prej nesh zgjohen çdo ditë të frymëzuar për të shkuar në punë dhe të kthehen në shtëpi çdo natë të përmbushur nga puna që bëjnë.

Kjo nuk do të thotë që, të na pëlqejë çdo ditë. Por ne mund t’a duam punën tonë çdo ditë. Ty mund të mos të të pëlqejnë fëmijët e tu çdo ditë, por ju i doni ata çdo ditë. Kështu që, sa më shumë që flas për këtë botë, që nuk ekziston ende, sepse në botën ku jetojmë tani 99% + 1% e botës nuk e duan atë që bëjnë, ato mund t’a pëlqejnë, por nuk e duan atë. Kur flas për këtë botë që frymëzon të tjerë që të bësojnë atë që besoj edhe unë dhe unë dua ta shikoj këtë botë të ndërtuar dhe që të gjëjnë sipas mënyrës së tyre se si të avancojnë drejt atij vizioni që ai të bëhet realitet.

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=urrYhnaKvy4