Që ata duan t’ia dinë më shumë për prioritet tona se sa për prioritet e një grupi të jashtëm që nuk janë të interesuar, atëherë ne do të përgjigjemi me mirësi dhe ne do të ofrojmë gjakun, djersën dhe lotët tona dhe ne do të bëjmë sakrifica të të gjitha llojeve për të parë që vizioni i liderëve tanë ka avncuar dhe që kjo kompani vazhdon të lulëzojë jo për ata, por për veten tonë. Kjo bëhet diçka thellësish personale dhe bëhet diçka në të cilën ne dëshirojmë që të kontribuojmë. Unë flas për këtë gjatë gjithë kohës.
Të punosh shumë për diçka që nuk na intereson quhet stres. Të punosh shumë për diçka që e do quhet pasion. Dhe jam i lodhur duke dëgjuar teksa na thuhet se do të dëshironin që të merrnin në punë njerëz të apasionuar. Ku e dini ju se çfarë do të thotë kjo. Ju e dini që, që të gjithë njerëzit në planet kanë pasione. Veçse ne nuk kemi të njëjtin pasion për gjëra të ndryshme. Më jipni diçka ku të kem besim. Më jipni mundësinë që të kontribuoj tek diçka. Më lejo që të bëj gabime dhe që ta provoj sërish. Dhe do të keni pasion me shumicë.
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=urrYhnaKvy4