
Në Kinë, një ligj i ri për divorcet ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe në mediat ndërkombëtare.
Sipas ndryshimeve të fundit, gratë nuk mund të përfitojnë më automatikisht nga pasuritë e bashkëshortit pas ndarjes, nëse nuk arrijnë të provojnë me dokumente të qarta se kanë kontribuar financiarisht në blerjen ose ndërtimin e pronës.
Kjo nismë ligjore shihet si një goditje e rëndë për shumë gra që kanë sakrifikuar karrierën për familjen dhe nuk kanë pasur mundësi të regjistrojnë pronat në emrin e tyre.
Ekspertët e konsiderojnë këtë si një hap prapa në barazinë gjinore dhe një rrezik serioz për sigurinë ekonomike të grave pas divorcit, ndërsa fenomeni ka ndezur një valë diskutimesh mbi të drejtat e pronësisë dhe pabarazinë strukturore në martesat kineze.
Credit: Pool / Pool / Source: Getty Images AsiaPac
