
Platforma popullore TikTok ka bërë një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit në fushën e audio-medias duke njoftuar partneritetin me iHeartMedia për krijimin e “TikTok Podcast Network”, një rrjet i dedikuar për podkaste të kuruara nga krijues të TikTok-ut.
Në kuadër të kësaj nisme, do të shfaqen deri në 25 podkaste të reja të moderuara nga krijues të njohur të TikTok-ut, ndërsa për t’i mbështetur ato, janë hapur studiot “co-branded” në Los Angeles, New York e Atlanta.
Podkastet do të shpërndahen në platformën iHeartPodcasts dhe në aplikacionin iHeartRadio dhe përmbajtje të përzgjedhur do të ndahen edhe në TikTok-u. Për më tepër, bashkëpunimi përfshin edhe një format të ri radioje digjitale, “TikTok Radio”, që synon të sjellë atmosferën e scroll-imit në TikTok përmes dëgjimit.
Lajmi pritet të ndryshojë mënyrën se si krijuesit e përmbajtjes mund të shtrijnë influencën e tyre nga formati i videos në atë të audio-medias.
