Reperi Ledri Vula, ka festuar sot ditëlindjen e tij të 40-të. Artisti është befasuar plotësisht nga një festë intime dhe e organizuar në fshehtësi.

Krah tij në këtë moment të veçantë kanë qenë njerëzit e tij më të shtrenjtë prindërit, bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë dhe padyshim vajza Poem Blu, e cila i ka qëndruar pranë teksa ai frynte qirinjtë e tortës.

Nga postimet e shpërndara në rrjetet sociale, shihet se Ledri ka mbetur i mahnitur nga dhurata e shtrenjtë që e priste jashtë.

Ai u befasua me një makinë klasike luksoze të tipit Porsche 356 Speedster në ngjyrë të bardhë, të mbushur me tullumbace të verdha, ku e vogla Poem nuk ka ngurruar të futet menjëherë brenda për të pozuar me babanë e saj.