Ato kanë ndjenjën e personae-s dhe duket se ndihen keq kur realiteti ua nëpërkëmb dinjitetin.
Majmunët janë më njerëzorë, por shumë më pak të bukur: ata mbajnë qëndrime, por nuk pozojnë kurrë.
Duke u ulur galic nëpër pemë, duke llomotitur, duke rrahur gjoksin, duke nxjerrë prapanicën, majmunët janë qenie vulgare dhe mburravece që kacavirren nëpër pemën e evolucionit.
Personae-t e sofistikuara të maces janë shenja të një teatraliteti të avancuar.
Si priftëreshë dhe perëndeshë e kultit të vet, macja ndjek një kod pastrimi ritual, duke u pastruar me fanatizëm.
Ajo ofron sakrifica pagane, ritet e të cilave i ndan vetëm me të përzgjedhurit.
Kush ka një mace, e nis shpesh ditën duke gjetur mbi verandë grumbuj mbeturinash ose gjymtyrë të përtypura minjsh — një paralajmërim darvinian.
Macja është banori më pak i krishterë i një shtëpie të zakonshme.
Nga Camille Paglia