Grekët nuk i donin macet. Ata adhuronin kalin, duke e përdorur vazhdimisht në art dhe si metaforë.

Kali është atlet, krenar, por gjithashtu i dobishëm. Ai pranon qytetarinë dhe vendin e vet në një sistem publik.

Macja, në të kundërt, është një ligj më vete.

Ajo nuk e ka humbur kurrë pamjen madhështore të një despoteje plogësht orientale.

Macja ishte tepër femërore për grekët, të dashuruar pas parimit mashkullor.

Kam folur për shpikjen e feminitetit nga egjiptianët — një estetikë e praktikes shoqërore që i kundërvihet mekanizmit të egër të natyrës femërore.

Kostumet e grave aristokrate egjiptiane — tunika elegante prej linoje transparente, të stolisura me perla — duhet të quhen të hajthme, një fjalë që ende sot përdoret për fustanet e mbrëmjes që ndjekin vijat e trupit.

E hajthme është edhe lëvizja dinake e maceve natën.

Egjiptianët adhuronin lëmueshmërinë e langojve, çakejve dhe skifterëve.

Lëmueshmëria është konturi i butë, i rregullt apollonian.

Por hajthmëria është arti tinëzar i errësirës demonike, të cilën macet e nxjerrin në dritën e ditës.