Ka diçka ndryshe që po ndodh këtë verë në Vlorë. Nuk është thjesht deti, as vala e zakonshme e pushuesve. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ENTER (@enterevents.al)

Është një energji e re që po pulson dhe qendra e saj është “Batos”, në “Marina Bay”. Një hapësirë që ka nisur të kthehet në pikëtakimin më të nxehtë të sezonit, ku muzika, ritmi dhe nata bashkohen në një skenë që flet ndryshe nga gjithçka tjetër.

Këtë të premte, në “Batos” zbret STRYV, një nga emrat më të përfolur të momentit në skenën e elektronikës. Ai do të performojë live me një set që pritet të jetë eksploziv dhe nëse e ke dëgjuar “MOVE”, bashkëpunimin e tij me Adam Port, e di çfarë atmosferë të pret.

STRYV vjen nga label-i legjendar Keinemusik, që e ka çuar elektronikën në një tjetër nivel. Me një stil minimal, por të ndjerë, ai sjell jo vetëm muzikë, por një atmosferë që duket sikur është përgatitur për netët shqiptare, me hënë të plotë dhe gota që mbeten gjysmë të mbushura, sepse askush s’do të ndalojë së kërcyeri.

STRYV nuk është emri i vetëm që i ka dhënë “po-në” Shqipërisë. Në fund të majit, &ME dhe Adam Port, dy ikonat e Keinemusik, performuam në Tiranë, duke e kthyer kryqytetin në qendër të të rinjve nga gjithë Europa.

Pra nëse po kërkon një arsye për të shkuar në Vlorë ky është momenti. Vish kostumin e preferuar lino, lër shapkat në makinë, dhe ec drejt “Batos”.