
Dasma ka të bukurat, por edhe rregullat e saj dhe, ndonjëherë, ato peshojnë aq shumë sa në ajër ka më shumë trysni, sesa gëzim. Mirëpo Class ka menduar, që prej fillimit, që, po aq të rëndësishme janë rregullat e nuses. Dhe për këtë arsye është konceptuar që të ofrojë gjithçka që duhet për ditën e madhe në një ndalesë të vetme, fustanet, organizimin e eventit, fotografinë, stilimin e flokëve dhe makeup-in, por dhe t’i plotësojë çdo tipi vajze kërkesat për fustanin e saj të ëndërruar.
Koleksionet e reja në sallon, fustanet unike të markave prestigjioze dhe një koleksion ekskluziv nga Rezarta Skifteri, që shfaqen pjesërisht në këtë set nga Endrit Mërtiri e që do të prezantohen në sfilatën e majit të Class Events, plotësojnë pikërisht synimin që çdo vajzë të gjejë brenda prurjeve më të reja të modës, fustanin që i përshtatet më shumë trupit dhe ëndrrave të saj.
Ti mund të jesh një romantike që kur vesh fustanin e bardhë kërkon në pasqyrë princeshën, një vajzë e pavarur që nuk dëshiron që dantellat të ta maskojnë personalitetin, një vajzë sexy që pamjen e asaj dite e mendon si pikën kulmore të potencialit sensual, apo një vajzë me një ide të qartë për nusen klasike, me një imazh që do u rezistojë viteve, siç shpreson të ndodhë me dashurinë.





Dhe për të gjitha ju, në showroom-in e Class gjenden fustanet që dëshironi, sepse në Class, edhe pse nuk kursehen këshillat profesionale për çdo hap, respektohet e padukshmja që vajzat sjellin me vete kur kërkojnë fustanin e duhur, ëndrra e tyre.
Aktualisht në sallon ndodhen koleksionet e reja të 2017-ës të disa markave prestigjioze, Aire Barcelona dhe Alma Novia, sa për të përmendur disa dhe një kopsht përrallor i krijuar nga Rezarta Skifteri, prej lulesh 3D, të punuara petal pas petali me dorë. Prej dantelle dhe zhuponi. Prej aplikash dhe gurësh të imët Swarovski. Dhe, mbi të gjitha, prej tyli të tejdukshëm. Në variantin e tyre Haute Couture ekskluzivisht për Class, por që, siç premton stilistja, menjëherë pas sfilatës, do të jenë plotësisht të transformueshme për t’iu përshtatur linjave të nuseve shqiptare, por edhe atyre të huaja. 3 vajza të huaja kanë porositur tashmë fustanin e nusërisë nga koleksioni i Rezarta Skifterit, ende i pashfaqur. Janë të dy llojeve të ndryshme, disa të ngushtë që ndjekin linjat e trupit, siç është fustani i veshur nga modelja Ksela Lara në këtë set të Endrit Mërtirit dhe disa më pompozë e madhështorë për një efekt të fuqishëm që do të zbulohen gjatë sfilatës.


Ndërkaq në showroom, nuk mungon asnjë nga tendencat e këtij viti që, vajzat që do zgjedhin Class, të ndihen nuse të 2017-ës. Veç luleve 3D të Rezit, janë fjongot e Alma Novia, dekoltetë e theksuara sensuale me një hapje të thellë, por elegante të Aire Barcelona-s, bolerotë, por edhe modelet që lënë shpatullat zbuluara, që kanë ecur paralel në sfilatat më prestigjioze të këtij viti.

Një ide fare të vogël e krijojnë edhe këto foto të Endrit Mërtirit në Jug të Shqipërisë i cili promovon bukurinë shqiptare, femërore dhe natyrore, dhe na tregon që mitologjia ka humbur imazhin më të ri të nimfave, krijuar nga Dorina Gegiçi dhe Ksela Lara, veshur me Aire Barcelona, që sirenat mbajnë kartë identiteti…lexojmë aty emrin Xheni Bushi…





Ky set vjen pas atij në qendër të Tiranës, ku Dorina Gegiçi dhe Oriola Marashi rrezikuan shumë. Dikush mund t’i kishte arrestuar për bukuri të tepruar!

Nëse të gjitha këto përralla flasin me zërin e dëshirave të tua për ditën e dasmës, mund ta gjesh fare lehtësisht veshjen që do të kthente në personazhin e tyre kryesor, por fustanet e koleksioneve të reja Class, i përgjigjen dëshirës për t’u dukur bukur edhe të nuseve në pritje të një fëmije, apo vajzave sexy që duan të dehin me sensualitet duke garantuar që jeta pranë tyre do të jetë një lundrim mes të panjohurave të femërores, si në këtë jaht të Albania Yacht Charter, që Class do e ketë në menaxhim gjatë verës.



Ndërsa për nuset më moderne, ekzistojnë edhe krijime ku e bardha borë ua lë vendin nuancave të frymëzuara nga ngjyra pantone e vitit. Nëse je një moderne e vendosur ekzistojnë edhe veshjet me pjesën e sipërme crop top dhe funde madhështorë.

Të gjitha, ndryshe nga ç’mund të imagjinohet, me çmime shumë konkurruese sepse qëllimi i Class është që ëndrra të realizohet deri në fund. Nëse dëshiron fort dhe ti, eja për ta prekur, veshur, jetuar, je në kohë!
