Përvjetori i 30-të nuk ka pse të përjetohet keq, kur mund të organizosh një festë të mrekullueshme. Nxirr jashtë tullumbacet dhe tortën, sepse këtu ka disa propozime të hatashme dhe ide për Photo Booth që thonë “20 çfarë?!” Mbi të gjitha ti meriton të festosh 30 vite të të qenit vetvetja dhe, pse jo, ta presësh dekadën e re duke gëzuar (duke menduar që do të jetë edhe më e mirë se ato që ke kaluar).

Sinjalistikë bufeje. Festat janë justifikime të mira për të shijuar shampanjë ose verë. Ku ka më mirë sesa t’i prezantosh me pak neon dhe shkëlqim? Le të fillojë festa!

Torta për të rritur (se ti tashmë e konsideron veten të tillë). Kur ke festuar të 20-at, të afërmit ndoshta të kanë sjellë atë tortën me lule dekorative me ngjyra ose plot luleshtrydhe, por tani nuk është e përshtatshme një e tillë. Përsëri mund të shijosh ëmbëlsirën tënde, ndoshta me një gotë birrë në dorë.

30 Bonfire – qirinjtë janë më shumë për të 20-at. Tashmë qe ke mbushur 30 vjeç, vendos shkrepëset të germëzojnë moshën tënde dhe lëre dekadën e re të shkëlqejë natën në stilin Bonfire.

Shandeljerë me tullumbace. Tullumbacet me helium, ku varen fotot me miqtë mund të jenë një ide e veçantë për të veshur mbrëmjen me kujtime të bukura.

Tematikë “Channel 30”. Nëse e dashuron modën ashtu siç do edhe një festë të bukur, bashko dy dashuritë në tematikën “Channel No. 30”. Kjo është një mënyrë e sigurt për të festuar me stil.

Lëpirëse dhe karamele me ngjyra. Nëse do të përfshish kujtime nga fëmijëria, këto produkte të viteve 80’ janë të duhurat për t’u përdorur.

Çanta e loguar 29. Nëse do “të mashtrosh” për moshën, kjo çantë do të të ndihmojë. Shtoji ca doza humori festës, të gjithë kanë nevojë.

Çokollata të personalizuara. Puthi të 20-at dhe thuaju “lamtumirë” me çokollata me etiketa të personalizuara 3-0 ose emrin të shënuar mbi to.

30 urime. Nuk do të kishte ide më të ëmbël. Të ftuarit shkruajnë urimin e tyre për vajzën ose djalin që ka ditëlindjen në një kartë që varet në buqetën e tullumbaceve. Kjo sugjerohet të bëhet pas momentit të prerjes së tortës.

Tematika “Kaseta”. Nëse po mbush 30 vjeç, atëherë në kujtimet e tua bëjnë pjesë edhe ditët e para të iTunes apo të CD-ve. Pse mos ta përfshish simbolin e kasetës në eventin tënd?

Festo me zhurmë. Mund ta përcjellësh dekadën e kaluar në një stil “Shabby Chic” të viteve 20-të. Puplat dhe xixëllimat nuk duhet të mungojnë.

Photo Booth. Nuk ka pse të jetë “Dirty”, por me siguri do të ketë shumë humor dhe të qeshura. Të nevojitet një aparat fotografik çasti dhe disa maska.

Çokollata të loguara me personazhe dhe ngjyra të fëmijërisë. Mund të ëmbëlsosh të ftuarit me një miks shijesh të së kaluarës.

30 vite spektakolare. “Thirre” të vërtetën! Ti ke shpenzuar kaq vjet për t’u bërë kjo që je sot. Shënoje këtë në një dërrasë të zezë.

Aksesorë gjigantë. Këto elemente do të sjellin humor dhe do të të zbavitin pa masë. Do të realizosh foto të mrekullueshme.

Ftesa me tekste këngësh. Me siguri që ke këngë të preferuara nga adoleshenca ose fëmijëria. Si të duket ideja e fillimit të festës me një fragment të tillë?

Etiketa. Jepu ëmbëlsirave ose të kripurave të bufesë ngjyra, duke përdorur etiketat e personalizuara.

Biskotat. Hmmmm! Të mbushësh 30 vjeç nuk do të thotë që duhet të rritesh domosdoshmërish. Trajtoje veten me dashuri dhe ëmbëlsi!

Muri i mesazheve. Këtë vit shmang kartolinat! Një dërrasë e zezë ose një mur i ndërtuar prej kartoni, ku shoqëria shënon urimin është zgjidhja perfekte.
