Photo Courtesy, Instagram @gentonuzi

Mbrëmjen e djeshme, Frida Xhoi & Xhei ka prezantuar koleksionin e vitit 2020 të fustaneve të nusërisë. Sfilata u mbajt në Amadeus Palace, që hapi dyert për herë të parë mbrëmjen e kaluar dhe i dha një shije tjetër sfilatës, falë arkitekturës së veçantë që u kombinua në mënyrë perfekte me stilin e fustaneve të nusërisë. Modelet e shijuan mbrëmjen e tyre në kështjellë, ku dukeshin si princesha përrallash nën magjinë e fustaneve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Frida Xhoi Xhei (@frida_xhoi_xhei) on

Një spektakël i vërtetë mode ishte rezervar për të gjithë të pranishmit që mundën të shijonin nga afër magjinë e fustaneve të bardhë që derdheshin bukur në trupin e modeleve dhe vajzave të njohura, si: Oriola Marashi, Dorina Gegici, Megi Luka, Endi Demneri, Nevina Shtylla etj.

Kjo sfilatë përkoi edhe me 20-vjetorin e krijimit të brandit, që nuk mund të festohej më bukur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Enada At'Nikolla Atelie (@enadaatnikolla) on