Ka një sërë festash a traditash që organizojmë para dasmës, por a e dini se ekziston edhe një zakon shumë emocionues i quajtur ‘Bridal Shower’?
Çfarë është një ‘Bridal Shower’?
Një ‘Bridal Shower’ është një festë e organizuar për nder të nuses së ardhshme, dhe në përgjithësi mbahet diku nga disa muaj deri në disa javë para dasmës. Anëtaret femra të familjes dhe mikeshat mblidhen për të festuar përpara dasmës, luajnë lojëra, bisedojnë dhe i japin këshilla që do t'i nevojiten për të filluar jetën martesore. Origjina e ‘Bridal Shower’ daton në Holandën e shekullit të 16-të, kur babai i një vajze të re refuzoi t’i jepte asaj para për jetën e re siç e donte tradita pasi nuk e miratonte atë martesë. Qyteti u mblodh dhe i ofroi dhurata të vogla për ta ndihmuar atë të fillonte shtëpinë e saj pa paratë e të atit. Thelbi i traditës është mbajtur disi me kalimin e viteve, dhe sot, në ‘Bridal Shower’ dërgohen dhurata për shtëpinë.
Është e rëndësishme të theksohet se ‘Bridal showers’ dhe ‘Wedding showers’ nuk janë e njëjta gjë. Një ‘Bridal Shower’ i dedikohet nuses dhe familjareve dhe mikeshave të saj, kurse një ‘Wedding shower’ është një festë e përbashkët.
Organizimi i një ‘Bridal Shower’
Teknikisht, nuk ka asnjë mënyrë të drejtë ose të gabuar për të bërë një ‘Bridal Shower’, por kjo nuk do të thotë se nuk ka udhëzime lidhur me këtë ngjarje. Më poshtë po ju sjellim rregullat bazë për një ‘Bridal Shower’ të paharrueshme.
Çfarë ndodh në një ‘Bridal Shower’?
Në varësi të shijes së nuses, të ftuarat mund të organizojnë disa lojëra argëtues. Skica e përgjithshme është zakonisht e njëjtë: ushqim, pije dhe një mundësi që nusja të hapë dhurata e rrethuar nga mysafiret. Nuk ju pëlqen ideja e hapjes së dhuratave para të gjithave? Mos e bëni! Këto dhurata mund të lihen mënjanë që t'i hapni në shtëpi me bashkëshortin tuaj të ardhshëm.
Kur duhet të bëhet një ‘Bridal Shower’?
Një ‘Bridal Shower’ duhet të bëhet në një moment para dasmës; ndërkohë që nuk ka një rregull të caktuar se kur duhet të ndodhë, por ‘Bridal Showers’ në përgjithësi ndodhin diku nga disa javë deri në disa muaj para dasma. Nëse jeni duke pritur, zgjidhni një datë që është e përshtatshme si për nusen ashtu edhe për të ftuarat më të rëndësishëm.
A duhet të përfshihet nusja në procesin e planifikimit?
Nëse nuk është një surprizë totale, nusja në përgjithësi zbulon disa detaje që do të donte në ngjarjen e saj. Organizuesja duhet ta pyesë për temat e preferuara, detajet e listës së të ftuarve, datën, orën, vendndodhjen, aktivitetet dhe ide të tjera për të kuptuar se ku të fillojë.
Cili është kodi i veshjes në një ‘Bridal Shower’?
Një ‘Bridal Shower’ mund të jetë aq formale sa të dëshironi, por është më mirë që të paktën të përfshini një lloj udhëzuesi në ftesë. Nuk ka një kod të veçantë veshjeje. Nëse nuk ka indikacione për formalitetin e ngjarjes, mund të jetë më e rehatshme të paraqiteni e veshur pak e ekzagjeruar sesa e veshur keq.
Ku duhet të bëhet një ‘Bridal Shower’?
Vendndodhja specifike varet nga lloji i ‘Bridal Shower’ dhe buxheti. Mund të jetë në shtëpinë ose oborrin e shtëpisë së një mikeshe ose një anëtareje të familjes, në një restorant ose diku më specifikisht nëse ka një temë të caktuar.
Çfarë nuk duhet të mungojë asnjëherë në një ‘Bridal Shower’?
“Class Events” është zgjedhja e duhur për planifikimin e festës suaj.
Nëse doni të realizoni një festë, të madhe apo të vogël, pse të mos e bëni atë një festë të paharrueshme për ju dhe të ftuarat tuaja!
“Class Events“ ofron shumë opsione për ju dhe jemi të sigurt se do të gjeni pikërisht atë që ju nevojitet për të realizuar një ‘Bridal Shower’ perfekt.