
Nga tarraca e bashkisë apo Reja te Galeria, tani çiftet kanë zbritur në shesh. Altari te sheshi “Skënderbej” do jetë vend i preferuar për ceremonitë martesore, tha pak para hapjes kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe këtë të diel ka celebruar martesën e parë aty.
Arjan Qefalia dhe Nora Refatllari kanë zgjedhur pikërisht sheshin “Skënderbej” dhe, pa dyshim, Altarin, këndin ku kanë celebruar lidhjen e tyre të dashurisë.
Siç parashikoi, Veliaj ka filluar tashmë t’i lidhë në shesh ceremonitë e martesës dhe të parën e ka postuar edhe në profilin e tij në Facebook.

Duke i uruar çiftit trashëgime, Veliaj e ka zgjedhur foton me ta si foton e ditës, duke marrë vëmendjen dhe urimet e të gjithëve.
