Receta e kësaj ëmbëlsire, që është një hibrid mes “cake” dhe “pie”, është përgjigjja kur nuk di çfarë ëmbëlsire të përgatisësh.

Koha e plotë: 3:00

Përgatitja: 0:30

Vështirësia: E lehtë

Sasia: 12–16 racione

Përbërësit

Mbushja e kungullit

1 kanaçe pure kungulli e paëmbëlsuar, ose përgatiteni vetë  

1 filxhan sheqer kaf

3 vezë të mëdha, të lëna më parë në temperaturën e ambientit

Gjsymë filxhan krem djathi

Gjysmë filxhani qumësht i kondensuar

Një çerek lugë kripë pak e ashpër

Gjysmë luge çaji pluhur kungulli

Keku i verdhë

1 filxhan, 2 pako gjalpë pa kripë, në temperaturën e dhomës, plus për tavën

2 e gjysmë filxhanë miell, plus për tavën

2 lugë çaji pluhur pjekës

1 lugë çaji kripë pak e ashpër

1 e gjysmë filxhan sheqer me kristale

3 vezë të mëdha, në temperaturën e dhomës

2 lugë çaji ekstrakt vaniljeje natyrale

1 filxhan qumështë me yndyrë të plotë

Sheqer pluhur, për dekorin

Përgatitja

Përgatit mbushjen me kungull: Përziej të gjithë përbësit në një tas të madh deri sa të bëhen një masë e lëmuar. Vendoseni mënjanë ndërsa përgatit shtresën e kekut.

Përgatit shtresën e kekut: Parangroh furrën në 180 gradë Celsius. Lyej me gjalpë dhe miell një tavë 22 me 34 cm dhe lëreni.

Përziej miellin, majanë e ëmbëlsirave dhe kripën në një tas.

Në një enë të veçantë, rrih gjalpin dhe sheqerin me një mikser elektrik deri sa të bëhet I lehtë dhe me shkumë, 5 deri 7 minuta. Ndaje nga anët e enës dhe rrih vezët një nga një derisa të bashkohen, duke e veçuar nga ena para se të hedhësh tjetërën. Përziej dhe vaniljen.

Shto një të tretën e përzierjes së miellit në këtë përzierje dhe rrihe deri sa të bashkohet. Shkëpute nga faqet e brendshme të enës dhe shto gjysmën e qumështit. Rrihe deri sa të bashkohet dhe përsërit, duke hedhur një herë miellin dhe një herë qumështin, derisa të përfundosh me një të tretën e fundit të miellit.

Hidh brumin në tavën e përgatitur më parë, duke e shtruar me një spatula ose me thikë të madhe. Hidh mbushjen e kungullit mbi brumin e kekut dhe sheshoje. Piqë deri sa keku të marrë ngjyrë të kafenjtë të artë dhe mbushja e kungullit të mos lëkundet në qendër, 70 deri në 85 minuta.

Lëre të ftohet plotësisht dhe, kur do e shërbesh, pluhurose sipër të gjithin me sheqerin pluhur.