Interneti, herë pas here, sjell një lloj kombinimi të çuditshëm të artit me ushqimin, që e kthen publikun në fans të çmendur. Dhe kështu kemi parë foto ushqimesh me ngjyra të shndritshme. Ndodh më pas që, moda e njërit zbehet dhe një tjetër ngrihet papritur. Objekti më i ri i kësaj mode, tani, është tosti sirenë.

Tosti Sirenë është një shpikje e Adeline Waugh, një stiliste ushqimi që jeton në Florida, fotografe dhe zhvilluese recetash, me një llogari impresionuese Instagrami, vibrantandpure. Të hënën ajo postoi krijimin e fundit. Bazuar në shënimin poshtë fotos, emri “mermaid toast” duket se është më shumë epifani sesa një përpjekje e qëllimshme për të fituar vëmendje mediatike. Waugh shkruante, “nuk jam e sigurt si duhet ta quaj…por mendoj tost sirenë, për të vazhduar traditën e emërtimit të tosteve sipas krijesave mitoligjike.” Dhe meqë jemi këtu, mermaid, është pikërisht ajo krijesa gjysmënjeri, gjysmëpeshk që ne e quajmë sirenë, por në fakt, sirenat janë qenie të tjera që joshin me zërin e tyre.

Është e gjitha pjesë e punës së zakonshme të Waugh. Në një biografi të shkurtër ajo e përshkruan veten si dukush që “shpenzon kohën duke bërë gjëra siç është ngjyerja e kremit të djathit me lëng panxhari dhe turmerik, ose fotografimi 200 herë i një cope tosti”, por në këtë rast të gjitha ato foto duket se e shpërblyen pasi kjo copë tosti sirenë është me të vërtetë magjepsëse. Po si i ka realizuar nuancat Ariel-eske? Ajo ka thënë që ka përdorur disa pudra algash të gjelbra në blu dhe lëngje të përzierë me krem djathi të përbërë nga qumështi i bajameve. Kështu, nëse doni ta bëni në shtëpi, këto ju duhen.

Por a do të magjepset bota e ushqimit papritmas? Në Amerikë çfarë nuk ndodh. Nuk dihet nëse pastiçeritë artizanale do e ndërmarrin këtë sfidë. Një gjë është e sigurt megjithatë, kur të shohim djathë të pjekur sirenë, do e kuptojmë që e gjitha kjo ka dalë nga kontrolli. Disa gjëra thjesht nuk kanë nevojë të ngjyrosen.

Në video tregohet si fasulet ngjyrosen me bojë kandili deti.