6 prilli njihet nga të gjithë adhuruesit e pastave si Dita Ndërkombëtare e Pastave Carbonara, një prej recetave më të famshme italiane. Kjo ditë festohet nga të gjithë italianët, por natyrisht edhe nga të apasionuarit e pastave që nga viti 2017. Organizata Ndërkombëtare e Pastave (IPO), së bashku me Shoqatën Italiane të Pastave dhe Ëmbëlsirave, vendosën ta ndërkombëtarizojnë këtë ditë në shenjë promovimi të një prej shijeve më të preferuara të kuzhinës italiane.

Përmes hashtag #CarbonaraDay, ju mund të shikoni edhe disa prej personazheve të njohur që kanë gatuar sot pikërisht këtë recetë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

My hat , my shirt, my sweats off to all the moms and dads out there cooking round the clock meals. God Bless y’all! And thank you @jamieoliver

A post shared by Oprah (@oprah) on

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

It’s #CarbonaraDay ð??®ð??¹ð?´

A post shared by Beatrice Baioni (@beatrixx.b) on

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Oggi è il giorno della #carbonara, in questo video quella della Chef @alessandracivilla. #staandandotuttobene #carbonaraday

A post shared by salentovip.it (@salentovip) on

Receta e Spaghetti Carbonara

350 gr makarona

4 të verdha veze

150 gr pançetë e tymosur

2 lugë vaj ulliri

djathë

kripë

piper

Përgatitja

Ziejmë makaronat Spaghetti në një tenxhere me ujë të kripur. Ndërkohë, në një tigan skuqim pançetën e prerë në kubik me 2 lugeë vaj ulliri derisa të bëhet paksa krokante (rreth 4 minuta). E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.

Në një enë qelqi rrahim të verdhat e vezëve me djathin e deles, shtojmë piper sipas dëshirës dhe në momentin e fundit (përpara se t’i bashkojmë me makaronat), shtojmë pançetën e skuqur.

Kullojmë makaronat dhe i hedhim në enën e qelqit duke i përzierë mirë me salcën e përgatitur më sipër.

I servirim të ngrohta duke i spërkatur sipër me pak piper të zi (sipas dëshirës) dhe djathë dele të grirë.

KËSHILLË: Makaronat dhe salca e përgatitur nuk duhet të bashkohen mbi zjarr. Kjo për arsye se do të shkaktonte “gatimin” e vezëve dhe do t’i bënte të dukeshin si të skuqura.

(Receta nga kuzhinashqiptare.com)