Për recetën e kësaj të shtune kemi zgjedhur mini-pizzat e Mirela Andonit. Të gjithë mund t’ia lejojmë vetes si shpërblim në fundjavë një picë, por për t’u ndjerë më pak fajtorë zgjidhni më mirë mini-pizzat. Ato bëhen në pak kohë, pa brum të ardhur ose maja, si dhe mund t’i bëni me shije të ndryshme.

Përbërësit që ju duhen:

• 300 g miell

• 200 g kos

• 1 lugëz fryrës

• 1 lugëz kripë

• 1/2 vazo me domate e freskëta

• 200 g mozarella

• Rigon

• Ullinj të zinj

• Domatëza

• Gjethe borziloku

Mënyra e përgatitjes:

Në tas hedhim miellin, fryrësin, kripën, kosin dhe pak vaj ulliri. E punojmë brumin me duar dhe e lëmë të pushojë 20 min. E hapim brumin petë me trashësi 1/2 cm dhe e presim në forma të vogla, i lyejmë me salcën e domateve, i mbushim me mozarella, rigon dhe ullinj. I pjekim për 20 min në furrë të parangrohur. I shërbejmë të ngrohta me pak borzilok të freskët.

Ju bëftë mirë!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Papare 🍴 Mirela Andoni (@papare_thebeautyofsmallthings) on