Përbërësit
4 filxhanë çaji miell për ëmbëlsira
1 lugë të vogël pluhur pjekjeje
1/2 lugë të vogël sodë buke
1 filxhan çaji gjalpë të freskët
1 1/2 filxhanë çaji sheqer
2 vezë + 2 të verdhat e vezëve
Lëkurën e një limoni të grirë
1/2 filxhanë çaji kos
Përgatitja:
Në një tas të madh hidh gjalpin dhe rrihe me një mikser dore për 10 minuta. Pastaj hidh sheqerin, 1 vezë bashkë me 2 të verdhat dhe lëkurën e limonit. Rrihe masën edhe për pak minuta të tjera (3-4). Hidh miellin, sodën, pluhurin për pjekje dhe kosin duke e ngjeshur me dorë për disa minuta. Kur të jetë gati, krijo formën e biskotave sipas dëshirës.
Në një tepsi vendos letër vaji, lyeje me pak gjalpë dhe vendosi biskotat një nga një me kujdes. Me vezën e mbetur, pasi ta kesh rrahur mirë, lyej sipërfaqen e biskotave me ndihmën e një furçe.
Piqen në 180 gradë për 15 minuta.