Avokado është një prej ushqimeve të rekomanduara për verë. Një frut me shumë vitamina, është i këshillueshëm të kombinohet me ushqime të tjera, sidomos në mëngjes për një ditë energjike.

Me avokado mund të ndërtosh në mëngjes një smoothie të pasur me vitamina, antioksidantë dhe vlera të larta ushqimore.

Përbërësit:

1/2 filxhan me boronica

1 avokado (e grirë në disa copa)

Kos frutash me shije boronice

1 filxhan qumësht

1 lugë shafran Indie

1/2 lugë kanellë

1 lugë xhenxhefil i freskët

1 lugë gjelle mjaltë

1 lugë gjelle fara

1 filxhan akull

Përzieji të gjithë përbërësit në blender, shto boronicat, avokadon. Shto shafranin e Indisë dhe kanellën. Në fund edhe xhenxhefilin. Kaq!