Duke qenë se jemi në sezonin e lulelakrës dhe mund ta gjeni kudo, madje me një çmim shumë të mirë, Erida Kabashi na sugjeron një recetë të shijshme që të gjithëve u pëlqen – qofte. Kësaj radhe tentoni t’i bëni qoftet ndryshe, më të shëndetshme dhe me një shije të veçantë.
Përbërësit që ju duhen për brumin e qofteve:
1 lulelakër
100 gr djathë kaçkavall i grirë
3-4 lugë gjellë bukë të grirë
1-2 lugë gjelle miell
1-2 vezë
Kripë
Piper
Vaj për skuqje nëse do t’i skuqni ose vaj ulliri nëse doni t’i bëni në furrë
Mënyra e përgatitjes:
Fillimisht ziejmë lulelakrën për 7-8 minuta me pak kripë. Pasi e ziejmë e shtypim me pirun. Shtojmë te brumi përbërësit e tjerë. E përziejmë derisa shihni që bëhet kompakt, por jo shumë i trashë dhe shumë i ngjeshur. Për të rregulluar trashësinë e brumit, shikoni masën e miellit me sy. I nxjerrim me lugë dhe i skuqim në tigan. Ose mund t’i piqni në furrë me pak vaj ulliri. Pasi i skuqim u thithim vajin me pecetë. I shoqërojmë me kos grek ose salcë kosi.
View this post on Instagram