Që ushqimi na pëlqen të gjithëve, është një fakt. Por që disa ushqime specifike na përmirësojnë shëndetin mendor e na bëjnë më të lumtur, është një e mirë për të cilën jo të gjithë jemi në dijeni.

Ndaj është mirë që këto ushqime që rrisin hormonet e lumturisë, t’i bëjmë menjëherë pjesë e konsumimit tonë ditor.

Çokollata e zezë

Çokollata është e mbushur me antioksidantë, të cilët mundësojnë uljen e rrezikut të dëmtimit të trurit. Çokollata gjithashtu arrin të ngrejë në mënyrë të menjëherëshme humorin tonë, nëpërmjet prezencës së përbërësve që çlirojnë seretoninë.

Salmoni

Salmoni është një nga burimet më të mira dietike të acideve yndyrore që luftojnë inflamacionin dhe mundin depresionin.
Peshku gjithashtu është shumë i lartë në proteina dhe aminoacide, të cilat dihet që ndikojnë pozitivisht në disponimin e energjisë. Ato parandalojnë dhe urinë, e cila shoqërohrt me ndyshime të humorit.

Kosi

Si një ushqim i fermentuar, kosi ofron probiotik që ndihmojnë në promovimin e një mjedisi të shëndetshëm të zorrëve. Një zorrë që funksionon mirë është e barabartë me një mentalitet të lumtur, sepse trupi është vendi që prodhohet pjesa më e madhe e seretoninës.

Bananet

Bananet janë një burim i mirë i karbohidrateve dhe elektroliteve, të cilat ndihmojnë në furnizimin e trurit dhe trupit me energji, si dhe të një aminoacidi që ka veti qetësuese pasi nxit çlirimin e serotoninës.