Kujt nuk u pëlqejnë vezët? Ose më saktë, kujt nuk i pëlqejnë vezët…sy? Edhe pse shumica e nënave mundohen të shmangin përgatitjen e tyre në tigan, gatimi i tyre në mënyrën e sipërpërmendur është shumë i shijshëm. Kështu që për të kënaqur të dy palët, ekziston një recetë e thjeshtë, e shijshme dhe e shëndetshme me vezë në furrë, të cilën mund ta përgatisni për familjarët në çdo orë të ditës.
Përbërësit:
8 vezë
1 lugë djathë parmesan
½ lugë e vogël kripë
Piper i zi
Përgatitja:
Pasi të keni përgatitur furrën në 190 gradë, në një tepsi shtroni një letër pjekëse. Më pas ndani të verdhën e vezës nga e bardha me kujdes.

Pjesën e bardhë vendoseni në një enë dhe raheni deri sa të qëndrojë vetë, pa u tharë.

Me një shpatull kuzhine përziejeni me djathin parmesanë dhe kripën, duke u kujdesur që mos humbasë formën e saj.

Në vazhdim, mbi lëtërën pjekëse formoni 8 forma të vogla të rrumbullakëta të cilave me një lugë do ju krijoni në mes një vend për pjesën e verdhë.

Më parë kujdesuni që të keni pjekur pjesën e verdhë për 14-16 minuta, në mënyrë që të jetë e fortë dhe të mos shpërndahet.
Pasi t’i nxirrni nga furra, mund t’i shtoni piper sipas dëshirës.