Ekzistojnë disa ndërtesa në botë, luksi i të cilave mund të kuptohet edhe nëse i sheh vetëm në fotografi…Miliarda dollarë janë shpenzuar për të ngritur këto ndërtesa spektakolare në vende të ndryshme të botës dhe pamja e tyre është thjesht e mre-ku-llu-e-shme!

Hidhini në sy listës së mëposhtme për të kuptuar limitet e arkitekturës dhe dizajnit në botë…

Kullat Abraj Al Bait
E ndodhur në Arabinë Saudite, kulla më e lartë ka pamje nga xhamia e madhe e Mekës. Ndryshe quhet si Royal Hotel Clock Toëer dhe është ndërtesa më e shtrenjtë në botë. Kjo ndërtesë ka kushtuar 15 miliardë dollarë për t’u ndërtuar.
Hoteli Marina Bay Sands
Ky është hoteli i dytë më i shtrenjtë në botë. Ai ndodhet në Singapor dhe ka një pamje fantastike dhe gjithashtu pjesë e tij është edhe pishina më e famshme në botë. Kjo ndërtesë ka kushtuar 5. 5 miliardë dollarë .
Resorti Sentosa
Resorti Sentosa ndodhet gjithashtu në Singapor dhe është i treti në botë për nga shtrenjtësia. Kjo ndërtesë ka kushtuar 6.59 miliardë dollarë.
Hoteli The Emirates Palace
Ky hotel me 7 yje ndodhet në Abu Dabi dhe ndërtimi i tij ka kushtuar 3. 9 miliardë dollarë. Ndërkohë, një natë qëndrimi në këtë hotel kushton 470 dollarë.
The Cosmopolitan, Kazino dhe Hotel
Hoteli dhe kazinoja më e famshme në Las Vegas ka kushtuar 3. 9 miliardë dollarë për t’u ndërtuar.
Qëndra e tregëtisë One World
Ndërtesa më e gjatë në Shtetet e Bashkuara ndodhet në New York dhe ka kushtuar 3.8 miliardë dollarë për t’u ndërtuar.
Wynn Resort Hotel Las Vegas
E shtata në listë, kjo ndërtesë përbën hotelin e gjashtë më të madh në botë dhe ka kushtuar dhe ka kushtuar 2. 7 miliardë dollarë për t’u ndërtuar. Ndodhet në Las Vegas, Nevada.
Resort Hotel Venecian Macau
Ndodhet në Macau, Kinë dhe ka kushtuar 2. 4 bilionë dollarë për t’u ndërtuar.
Qyteti i Ëndrrave, Hotel, Kazino
E ndodhur në Macau, Kinë, kjo ndërtesë përbëhet nga 4 kulla. Kostoja e ndërtimit të saj është 2. 4 miliardë dollarë.
Kulla e Princeshës
Ndërtesa më e lartë rezidenciale në botë, Kulla e Princeshës ka kushtuar 2. 17 miliardë dollarë për t’u ndërtuar.