Pushime në Hënë? Po, mirë e dëgjuat, por mund të rezervoni bileta për udhëtimin e radhës, pasi udhëtimi i parë, që është planifikuar, i ka të prenotuara të gjitha vendet. Viti 2020 planifikohet të jetë ai i udhëtimit të parë në Hënë për turistët. Anija e modifikuar Soyuz, me një numër të kufizuar turistësh, saktësisht tetë, do iu japë mundësinë njerëzve të udhëtojë drejt hënës.
“Jemi në fazën fillestare të projektit. Po vlerësojmë 8 kandidatët e mundshëm që do të jenë pjesë e udhëtimit. Në mes tyre është një familje japoneze e përbërë prej katër personash”, është shprehur Vladimir Solntsev, një nga personat që po kujdeset për projektin.
Gjithashtu interes për këtë udhëtim ka treguar edhe James Cameron, regjisor i filmave Avatar dhe Titanik. Gjithsesi ju mos u nxitoni për të prenotuar, pasi çmimi i biletës është 150 milionë dollarë vajtje-ardje. Nëse i keni lekët, udhëtim të mbarë!