Siç dihet nga të gjithë, 21 dhjetori është dita e solsticit dimëror, pra përkon me natën më të gjatë të gjithë vitit. Por ky 21 dhjetor, pra sonte është edhe nata më e gjatë në të gjithë historinë e Tokës. Sipas Vox.com, në çdo pikë të hemisferës settentrionale, periudha e errësirës përgjatë kësaj nate është më e gjatë se çdo solstic i mëparshëm, që kur Toka nisi të rrotullohet.
Kjo teori gjen shpjegim në faktin se është Toka, e cila po ngadalëson shpejtësinë e rrotullimit me kalimin e kohës. Çdo vit, shkencëtarët thonë se kohëzgjatja e një dite rritet nga 15 në 25 të miliontat e sekondës. Mund të duket një kohë e shkurtër, por po të kihet parasysh që “1 sekondë” arrihet në pak vite. Dhe arsyeja kryesore e ngadalësimit të rrotullimit të Tokës është Hëna. Pas formimit të Tokës, asteroidi hyri në marrëdhënie me një planet tjetër, ndaj edhe rrotullimi është ngadalësuar pas 4 miliardë vitesh, për shkak të forcave të gravitetit.