Përdoruesit e Instagram kanë hasur me probleme orët e fundit. Disave prej tyre nuk u hapet aplikacioni, ndërsa të tjerë nuk mund të shohin postimet. Instagram ka marrë 1300 raportime deri tani nga përdoruesit.

Shumë prej përdoruesve kanë shkruar në Twitter për të shprehur ankesën e tyre ndaj aplikacionit.

Instagram nuk ka komentuar ende publikisht mbi problemet që po ndodhin me aplikacionin. Por përdoruesit vijojnë të shpresin ankesat.