Ndonjëherë, kur hyn në internet të duket sikur ke shkuar në një shtet tjetër, ku nuk kupton gjuhën. Shumë adoleshentë mund të  jenë mësuar me shumicën e hashtag-ëve, termave dhe shkurtimeve që përdoren në Instagram, Twitter apo ndonjë sajt tjetër, por jo kushdo është i familjarizuar. Më në fund ja ku vijnë spjegimet për WCW dhe TBT. Ka një duzinë me shkurtime në Web dhe mediat sociale. Fjalori i mëposhtëm spjegon ato që përdoren më shpesh.

 

LOL, LMAO, ROFLMAO, ROLF: Këto janë të gjitha mënyra qeshjeje online. Në vend që të shkruash “haha”, njerëzit shkruajnë LOL, që do të thotë “laughing out loud” (po qesh me zë). Po të jetë më qesharake, dikush mund të shkruajë “Laughing my a-- off.” Disa mund të shtojnë një F aty. ROFL është për “rolling on the floor laughing,” (po rrokullisem në shesh nga të qeshurit) dhe bashkimet.

MCM, WCW: Këto terma përdoren kur njerëzit i bëjnë një falenderim të dashurës apo të dashurit IRL (në jetën reale) apo një lojtari keçi UFC. MCM përdoret të hënave për burrat dhe do të thotë  “man crush Mondays”; WCW përdoret të mërkurave dhe do të thotë “women crush Wednesdays.”

TBT, TT, FBF: Këto terma janë për kujtimet nga e kaluara për t’u kujtuar miqve dhe familjes diçka nga e shkuara. TBT është për “throwback Thursday” (kujton të enjten) dhe është një nga hashtag-ët më të përdorur. TT është “transformation Tuesday” (shndërrimi i të martës) dhe zakonisht përdoret për të treguar një ndryshim në pamje, ndryshim në peshë, prerje flokësh. FBF është “flashback Friday” (kujton të premten) dhe është si TBT, për të premten.

LB: Ky është një term i ri. Mund të shikohet në faqet e VIP-ave dhe do të thotë  “like back” (pëlqe mbrapsht) Kylie Jenner u ka bërtitur ndjekësve në  Instagram që shkruanin LB në fotot e saj. “Mjaft shkruajtët LB në gjithë fotot e mia në Instagram dhe mjaft u përpoqët të më përdorni për të reklamuar faqet tuaja,” shkruajti ajo në 2012.

HMU: “Hit me up,” që është një mënyrë tjetër për të shkruajtur “Më merr në telefon ose më shkruaj”.  

DM: “Direct message.” Në sajtet e mediave sociale si Twitter dhe Instagram, çdo ndjekës mund të shohë komentet. Për të pasur një bisedë me private në rrjetet sociale, mund të dërgohet një mesazh i drejtpërdrejtë.

TIL, IRL: Shumë popullorë në Tëitter dhe Reddit, TIL do të thotë “today I learned” (sot mësova) dhe IRL është “in real life”, në jetën reale.

TBH: To be honest, për të qenë të ndershëm, për të qenë të sinqertë.

#FF – Ky hashtag shfaqet sidomos të premteve, kjo është një F: Friday dhe tjetra do të thotë: Folloë, Ndiq. Të dyja përbëjnë frazën “Folloë Friday”. Kjo shprehje është një festë në Tëitter me qëllimin që njerëzit të ndjekin njëri tjetrin. Nëse do që dikush të ndjekë një këngëtar, ose dikë tjetër që ti mendon që ka nevojë ose duhet të ndiqet nga më shumë njerëz, thjesht lëshon një mesazh duke listuar username-et e tyre (@username) bashkë me #FF. Kjo zakonisht bëhet në formën e një liste, ku përdoruesit shkruajnë një listë usernamesh bashkë me #FF, që njerëzit që të besojnë, mund të shtojnë disa llogari interesante.

SMH – Ky është një adoptim nga bota e mesazheve tekst dhe do të thotë “Shaking My Head”. “Po tund kokën”, përdoret nëse dikush po tund kokën nga neveria, turpi, tronditja ose diçka tjetër që i ka bërë të ndjejë përmbajtja që po komenton.

#YOLO – Ky është një shkurtim i "You Only Live Once", “Një jetë ke”. Ai mund të interpretohet në disa mënyra, por shpesh tregon që dikush e jeton jetën deri në ekstrem, figurativisht ose ironikisht.

FOH, GTFO – Këto janë për “F--- Outta Here” dhe "Get The F--- Out". Të dyja përdoren për të dëbuar, larguar çfarëdo lloj gjëje apo këdo.

HT – Këto kanë kuptimin “hat tip” (heq kapelen) dhe zakonisht përdoret për të shprehur aprovim ose admirim të përmbajtjes ose personit në fjalë që i ka dhënë një informacion të dobishëm ose i ka sjellë diçka në mendje.

OH ose RLRT – Këto janë shkurtim i “overheard”, dëgjuar shumë herë ose “Real-Life Retweet”, thënë shumë herë në jetën reale dhe përdoren për diçka që përdoruesi e ka dëgjuar shumë herë në jetën reale. Zakonisht përdoren në biseda tronditëse, të rëndomta ose për të qeshur shumë të dëgjuara.

#GFF – Kjo është diçka që duhet ta shmangësh patjetër. Twitter-i e spjegon: Sajte që premtojnë të marësh më shumë ndjekës nëse u jep username-in dhe kodin. Pasi regjistrohesh, këto sajte dërgojnë spam nga llogaria jote. Mos i përdor.

MT – Ky do të thotë “Modified Tweet” dhe vendoset para teksteve të ripostuara kur njerëzit e ripostojnë pasi e modifikojnë manualisht. 

Shpresojmë ju ka ardhur në ndihmë dhe ju ftojmë të shtoni të tjerë hashtag-ë, ose shkurtime.