Çdo shenjë horoskopi ka veçantitë e veta, por tri shenja kanë një të përbashkët jo dhe aq të këndshme: i bëjnë partnerët të vuajnë. Cilat janë ato?

Ujori

Personat e lindur në shenjën e Ujorit njihen për natyrën e tyre të izoluar dhe shumë të ndrojtur. Këta persona nuk i ndajnë brengat apo problemet që mund t’u ndodhin gjatë ditës me të dashurit e tyre. Ky indiferentizëm nuk arrin që të krijojë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe mund të prishë stabilitetin në çift.

Bricjapi

Personat me shenjën e Bricjapit mund të shkaktojnë shumë vuajtje në çift. Duke qenë se shihen si një shenjë që i marrin vendimet në bazë të përfitimeve, të lindurit e kësaj shenje nuk e kanë të vështirë që t’ia thyejnë zemrën partnerit ose partneres nëse nuk përmbushin kërkesat e tyre. Të pasurit një karakter kokëfortë dhe të ftohtë, janë disa nga karakteristikat që dallojnë në personalitetin e kësaj shenje.

Akrepi

Akrepi është përkufizuar si një shenjë pasionante. Personat e lindur në këtë shenjë dëshirojnë të krijojnë sa më shumë njohje dhe të kalojnë sa më shumë eksperienca. Pikërisht kjo lëkundje e tyre mund t'i bëjë të vuajë personat që janë të dashuruar me ta.

Burimi: Top Channel