Një e premte me datën 13 nuk është një film, personazhi i të cilit është një djalë me maska që rrëmben ç’gjen përpara. Është një frikë e vërtetë për shumë njerëz. Besëtytnitë e përbashkëta dhe origjina e tyre mund të jenë të bazuara në realitet, por kur njerëzit besojnë kaq shumë në diçka të tillë, duket që ka rëndësi. Kur të pret rrugën macja e zezë apo kur hap çadrën brenda në shtëpi janë shenja të fatit të keq, sipas disa njerëzve, edhe pse në të vërtetë mund të mos kenë një shpjegim të saktë për këtë. Megjithatë, sido të jetë bësëtytnitë, janë pjesë e jetës sonë dhe si të tilla, e kemi të vështirë të mos përfshihemi.
Nga e kanë origjinën një pjesë e këtyrë besëtytnive? Shumica vijnë nga besimet fetare, të tjera nga ngjarjet praktike të jetës. Më poshtë janë listuar 13 besëtytnitë më të zakonshme, të cilat e kanë një shpjegim.

Macja e zezë
Macet kanë qenë kafshët e adhuruara për vite me radhë nga egjiptianët, por edhe shumë të tjerë më pas. Por nëse macja e zezë të pret rrugën, supozohet të të ndodhë diçka e tmerrshme.
Mendimi pas kësaj vjen me faktin që mijëra vjet më pare, mendohet se shtrigat ishin në gjendje të komunikonin me kafshët duke u bërë edhe oferta atyre. Macja ishte kryetarja e "familjes". Një mace e zezë mendohej se ishte më e keqe edhe se ligësia e djallit. Prandaj, edhe duke parë një mace të zezë, duket sikur në të vërtetë je duke parë sytë e djallit.

Çadra e hapur brenda në shtëpi
Ndërsa disa prej nesh e konsiderojnë thjeshtë pjësë të besëtytnive mund të jenë pak të çmendur, disa janë në fakt mjaft praktikë. Me të vërtetë, kurrë nuk duhet të hapë një çadër në ambiente të mbyllura. Jo për shkak të fatit të keq, por për shkak se ajo mund të dëmtojë seriozisht dikë.
Ekziston një mendim se kjo shenjë erdhi nga epoka viktoriane në Angli. Versionet e para janë bërë me një cadër çeliku, e cila pasi u hap në ambiente të mbyllura, u shkaktoi shumë dëme disa njerëzve. Ndërkohë, egjiptianët e lashtë, të cilët gjithashtu i krijuan çadrat për të penguar shiun, por në atë kohë u konsiderua një fyerje ndaj Perëndisë së Diellit, Ra,icili do t’i mallkonte për këtë.

Pasqyra e thyer
Të gjithë e dimë që pasqyra e thyer është kërcënimiishtatë vjetëve të fatit të keq. Disa njerëz besojnë se arsyeja e pasqyrës së thyer, në fakt ka të bëjë me një arsye tjetër. Shumë vite më parë ajo konsiderohej një mjet luksi dhe si e tillë, për t’u blerë duheshin pothuaj 7 vjet punë nga fshatarët. Ndërsa për romakët shtrihet pak më tutje. Në kohët romake, pasqyra përdorej edhe si një mjet shërimi me rreze (Hasta, një llojvizitee lashtë me rreze X). Mjeku, në një gotë me ujë do të shihte pasqyrimin e pacientit.

Kapelë mbi krevat
Ka shumë mendime edhe për kapelën mbi krevat. Edhe pse duket e pabesueshme, sepse kapelën mund të lësh në çdo kënd të shtepisë. Por është një mendimipërbashkët që nuk duhet të vendoset mbi krevat, sepse mund të të ndodhë diçka e tmerrshme.
Kjo teori gjen shpjegim shumë kohë më parë, kur një ushtar gjeti vdekjen. Të gjitha sendet dhe arma e tij ishin vendosur në shenjë respekti mbi krevat. Ndërsa një mendim tjetër tregon që është shenjë lufte. Gjithsesi, është një mënyrë të thëni që kapelën mund ta vendosni në çdo vend, por jo mbi shtrat.

Të kalosh nën shkallë
Kushdo e di që po të kalojë poshtë shkallëve, do ta ndjekë fatiikeq. Origjina e këtij miti vjen nga burime të ndryshme, në varësi edhe të besimit. Ëshë një tjetër simbol egjiptian, por ka mendime se më vonë është praktikuar edhe nga kristinët, edhe pse interpretimet janë njëlloj. Njerëzit besojnë se të ecësh poshtë shkallëve do të thotë që të nënshtruarit ecin poshtë liderit të tyre. Kjoifrikëson gjithmonë ata që janë lart.

Trokitja në dru
Çfarë bën kur shpreh me zë të lartë një dëshirë që do të bëhet e vërtetë? Troket mbi dërrasë. Është e çuditshme, por e vërtetë. Ky mit vjen nga ritet pagane, që thoshin se shpirtrat e mirë jetonin në drurë. Nëse do që diçka të ndodhë, thërret shpirtrat e mirë duke trokitur dy herë mbi dru. Nga ana tjetër, disa njerëz besojnë se trokitja mbi dru largon shpirtrat e këqinj.

Diçka e vjetër, diçka e re, diçka e huazuar, diçka blu
Është një besëtytni dasme:
"Diçka e vjetër, diçka e re
Diçka e huazuar, diçka blu
Dhe një monedhë argjendi në këpucë"
Kjo është një shenjë që i dedikohet nuses dhe familjes së saj të re. E reja simbolizon optimizmin për një martesë të lumtur, diçka e marrë hua zakonisht vjen nga nja shok ose shoqe që jëton një martesë të lumtur. Arsyeja e blusë vjen nga koha romake, sepse bluja është ngjyra e dashurisë dhe e pastërtisë së saj. Ndërsa një monedhë argjendi në këpucë simbolizon fatin e mirë dhe ekonominë.

Kur të hanë duart
Kjo besëtytni tregon dy anë: kur të kruhet dora e djathë, lekët janë rrugës për tek ty, ndërsa nëse të kruhet dora e majtë, lekët të largohen. Ose, praktikisht, mund të kesh një alergji, duhet të bësh vizitë. Origjina për këtë mit është e panjohur, por mendohet se vjen nga Shekspiri, te Jul Cezarin.

Kripa e derdhur
Edhe kripa e derdhur tregon në disa mënyra që është një shenjë e keqe. Shumë kohë më parë, kripa ishte një përbërës mjaft i shtrenjtë dhe i domosdoshëm për njerëzit. Duke e shpërdoruar atë, thuhej se për njërëzit po afrohej fati i keq, ndaj me të duhet të ishe mjaft i kujdesshëm. Disa mendojnë se origjina vjen nga Da Vinci, i cili pikturën e Juda-s e pikturoi duke hedhur kripë.

Urimet
Çdo fëmijë e di se sapo bëhet urimi: “Gëzuar ditëlindjen”, ai duhet të fryjë qirinjtë mbi tortë dhe të shprehë një dëshirë. Nëseifik të gjithë qirinjtë njëherësh, atëherë dëshira bëhet realitet. Origjina e këtij miti mbetet mister. Kjo mund të jetë një nga ato gjërat “sepse kështu thonë”.

Një bisht kali për fat
Një bisht kali konsiderohet si shenjë fati, sepse, në bazë të legjendës, një kalorës mund të kishte fat vetëm nëse prekte bishtin e kalit. Në të kundërt, kali do të xhindosej dhe do të kthehej sërish në start.
