Vetëm disa ditë pasi Twitter njoftoi rregulla të reja kundër postimeve që përhapin dezinformormim për koronavirusin, kompania u përball me një testim nga një burim i profilit: Elon Musk.

Të enjten, Musk, Drejtori i Përgjithshëm i Tesla (TSLA) dhe SpaceX, postoi pretendimin e rremë se fëmijët janë "thelbësisht imunë" ndaj virusit. Twitter nuk bëri asgjë. Një zëdhënës i Twitter-it, i tha të premten CNN Business se shqyrtoi postimin e Musk dhe doli në përfundimin se ai nuk i shkelte rregullat.

Megjithatë, të hënën, kur Twitter-i publikoi rregullat e reja, u përmend veçanërisht dezinformimi në lidhje me fëmijët dhe koronavirusin si një shembull i përmbajtjes që duhej të hiqej.

Por Twitter- kishte dhënë këtë shembull: “Covid-19 nuk infekton fëmijët, sepse nuk kemi parë ndonjë rast të fëmijëve të sëmurë.”

Pohimi i Musk-ut në Twitter u kundërshtua në një podium të Shtëpisë së Bardhë, të premten, nga eksperti global i shëndetit, Dr. Deborah Birx.

Twitter-i mund të ketë përhapur panik ndaj koronavirusit në New York.

“Për nënat dhe baballarët atje jashtë, që kanë fëmijë me probleme të imunitetit apo shqetësime të tjera shëndetësore, ne nuk e dimë nivelin e rrezikut. Thjesht nuk ka numra të mjaftueshëm në këtë kohë për t’u thënë atyre nëse janë në rrezik të madh apo jo, ashtu siç janë dhe të rriturit.”- tha Brix.

“Askush nuk është imun. Ne e dimë se është shumë ngjitëse për të gjithë.”- shtoi ai.

Sipas një studimi të publikuar online në revistën mjekësore “Pediatrics”, të hënën, fëmijët në Kinë të infektuar me koronavirus, treguan simptoma më pak të rënda sesa të rriturit, megjithëse foshnjat dhe vogëlushët ishin të prekshëm ndaj infeksionit të moderuar dhe të rëndë.

Studimi ekzaminoi 731 të konfirmuar dhe 1.412 raste të dyshuara të COVID-19 te fëmijët. Fëmijët e vegjël, veçanërisht foshnjat, ishin të prekshëm ndaj infeksionit COVID-19. Gati 11% e rasteve ishin të rënda dhe kritike për foshnjat më pak se 1 vjeç.