Të gjithë të lindurve të kësaj shenje, gëzuar! Të keni shëndet dhe lumturi si dhe ju lutem mos harroni t’i jepni çdo ditë botës sado pak nga zgjuarsia juaj me bollëk, për ta bërë atë një vend më të mirë për të gjithë!

Ju jeni, në shumë mënyra, një ‘fëmijë’ kurioz i përjetshëm, dhe i etur për të mësuar gjëra të reja. Mendja juaj është e ndritshme, vigjilente, fleksibël, e gjallë, dhe gjithmonë e gatshme për përvoja të reja dhe në këtë mënyrë hapësira juaj e vëmendjes vetëm për një gjë, shpesh është mjaft e shkurtër. Ju kuptoni idetë me shpejtësi dhe sapo kureshtja juaj fillestare është e kënaqur, ju doni të shkoni tek diçka tjetër. Ju pëlqejnë shumë ndryshimet e shpeshta, varietetet, takimet e njerëzve dhe situatat e reja.

Mund të jetë e vështirë për ju që të vendoseni vetëm aty ku talentet dhe profesioni i vërtetë i juaji qëndron, sepse ju keni një numër të madh të interesave dhe ndjeni neveri për të kufizuar veten duke u përqëndruar në vetëm një prej tyre. Ju rrezikoni të hutoheni me lehtësi nga të gjitha mundësitë e tjera interesante që ju shfaqen. Kurioziteti juaj ju vë në lëvizje në shumë përvoja të ndryshme në jetë, dhe dëshironi të shijoni apo të provoni të gjitha njëherazi.Të bërit të njëjtën gjë pa pushim, edhe kjo është diçka që ju e bëni mirë, megjithatë është rraskapitëse për ju.

Ju jetoni sipas ‘kokës’ tuaj në shumicën e kohës - duke lexuar, duke vështruar, duke menduar, tjerrur ide rrotull - dhe keni nevojë për stimulim mendor në çdo hap po aq sa keni nevojë për ushqim dhe pije. Nuk ndikoheni lehtë nga të tjerët. Nëfakt, ka të ngjarë se nëqoftëse ju jepet mundësia për të zgjedhur mes një libri/filmi të mirë dhe një dreke të mirë, ka shumë të ngjarë të zgjidhni të parën. Ju keni një mendje krijuese dhe shpesh jetoni në përputhje me të.

Jeni gjithashtu një krijesë shumë sociale, me një nevojë të fortë për të komunikuar dhe për të bashkëvepruar me njerëzit. Ju shijon të lozni me fjalët dhe keni një dhunti të vërtetë për të shfaqur idetë tuaja në një mënyrë interesante, të zgjuar, dhe të artikuluar shumë mirë. Aftësitë për të shkruar ose të folur janë zonat ku keni talent të spikatur. Kur këtë shkathtësi arrini ta integroni pozitivisht, ose kur dominojnë planetet në shenjën e Binjakëve, pavarësisht a është personi i lindur në këtë shenjë, tek ju shohim oratorët dhe prezantuesit me të spikatur në botë!

Keninjë ndjenjë tepër të hollë dhe të 'djallëzuar' të humorit, dhe shpesh nuk merrni asgjë shumë seriozisht. Edhe pse ju pëlqen shumë përfshirja emocionale, është e vështirë për ju për të arritur atë, sepse ju shpesh nuk jeni të gatshëm të angazhoni veten për çdo gjë, ose të kufizoni lirinë personale dhe lëvizshmërinë.

Lumturia juaj qëndron duke përdorur kreativitetin dhe aftësitë tuaja gjuhësore për të komunikuar diçka të rëndësishme, për të mësuar,frymëzuar ose të sjellë njerëzit së bashku. Ju keni një mendje të paanshme dhe zakonisht mund të ofroni një perspektivë të qartë, të freskët dhe transparente.  Gabimet tuaja mund të konsiderohen se janë mungesa konsistencës dhe këmbënguljes, dhe tendenca juaj për injorimin e çështjeve të thella emocionale dhe ndjenjat e njerëzve të tjerë.

Mos harroni mund të blini online @ https://www.shopclassav.com/T-Shirt me shenjën tuaj të horoskopit  apo të personave të dashur!

Personat e njohur të shenjës së Binjakëve: John Kennedy, Marilyn Monroe, Donald Trump, Pippo Baudo, Raffaella Carà, Paolo Bonolis, Angelina Jolie, Johnny Depp, Natalie Portman, Nikole Kidman, Heidi Klum, Adriana Lima, etj.

Me respekt,

Abdullah Veliu

Astrolog i diplomuar dhe akredituar nga Federata Amerikane e Astrologëve

Life member of American Federation of Astrologers

Member of Astrological Association Of Great Britain