Motori më i madh i kërkimit në botë, Google, sot ka vendosur në faqen e tij të parë, flamurin shqiptar. Faqja google.al ka një flamur të dukshëm në qendër të saj me një peizazh malor pas saj. Google, vendos vazhdimisht shenja të veçanta në faqen hyrëse, për festa apo përvjetorë personalitetesh të fushave të ndryshme. Për herë të parë, Google shfaqi flamurin shqiptar para tre vitesh në 100 vjetorin e Pavarësisë, por edhe këtë 103 vjetor, që në 00.00, data 28, në Google u ngrit flamuri i gjithë shqiptarëve.

Ndërsa shumë shqiptarë, prej ditësh kanë përshtatur fotot e profilit, duke i veshur me filtrat kuqezi.

Klikimi megjithate nuk te con ne ndonje material te pergatitur enkas por nxjerr lajmet e shkruara per kete doodle te ri te Google per daten 28