Apple synon të fillojë prodhimin masiv të një gjenerate të re AirPods të pajisura me kamera të integruara  deri në vitin 2026. Kompania ka si qëllim të sjellë një risi në prodhimin e kufjeve.

Dizajni i ri pritet të përfshijë teknologjinë e kamerës infra të kuqe, e ngjashme me sistemin Face ID që gjendet në iPhone dhe iPad.

Përdoruesve do t’u ofrohet një mënyrë krejtësisht ë re për ndërveprim me pajisjet e tyre, duke sjellë mundësi të reja në ndërveprimin njeri-kompjuter.

Apple ka paraqitur disa patenta që kanë lënë të kuptohet pikërisht për një vizion të tillë teknologjik.

Gjithashtu, qëllimi është të përmirësohet dëgjimi hapësinor në kombinim me pajisjen Apple Vision Pro.

Burimet tregojnë se kamerat mund të gjurmojnë lëvizjen dhe të ndërtojnë harta lëvizjeje.

Duket se teknologjia nuk ka të ndalur dhe gjëra interesante na presin në të ardhmen.